Hapen 114 kuti të Beratit, Kaziaj: PS hezitoi të numërohen votat në të gjithë qarkun
Janë hapur 8 kutitë e para, ka nisur rinumërimi për qarkun e Beratit. Janë 114 kuti ku do të numërohen votat për subjektet zgjedhore dhe 2 kuti ku do të numërohen votat për kandidatët. Kjo është një ankimim i bërë nga LSI, e cila për 77 vota nuk ka arritur të marrë mandatin e parë.
Përfaqësuesi i LSI Altin Kaziaj u shpreh për Ora News :" Nga evidencat që kemi pasur në momentin që kemi bërë kërkesën ankimore drejtuar KAS ka pasur prova të mjaftueshme që rezultati i ngushtë prej 77 votash mund të arrihej nëpërmjet rinumërimit të votave. Jemi duke hapur 8 kutitë e para në bazë të asaj që është një vendimmarrje e KAS dhe shohim që ka problematika të kësaj natyre të cilat janë kryesisht në fletët e votimit ët pavlefshme ose të subjektit politik Partia Socialiste. Gjithsesi jemi në fillim të subjektit dhe nuk dua të shprehem më tej për pjesën e kësaj. Rinumërimi po bëhet nga administrata e KQZ. Fakti është që është lënë detyrë që çdo votë që do kontestohet nga pjesa e vëzhguesve të subjekteve politike do lihet mënjanë dhe do i lihet për vlerësim KAS. Pasi KAS t'i vlerësojë ne do japim qëndrimin tonë. Ne mendojmë që parregullsitë janë edhe te votat e pavlefshme por jo vetëm. Partia Socialiste hezitoi për të hapur kutitë në të gjithë qarkun ndonëse kërkesa jonë u fokusua në hapjen e kutive në të gjithë qarkun. Është një qëndrim politik për mos dhënë transparencë, vërtetësia e një pretendimi të ngritur nga ne do të dalë në përfundim të procesit."
KAS ka refuzuar kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshmërinë në qarkun e Vlorës pasi nuk ka shkelje të mjaftueshme për të përsëritur zgjedhjet në të gjithë qarkun.
Pritet që të pranohet dhe rinumërimi në qarkun e Durrësit, një kërkesë tjetër kjo e LSI.

