Hap dyert shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje, Rama bën kosh në fushën e basketbollit

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot shkollën 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

Kjo shkollë e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, sapo ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore.

Rama theksoi se shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit hap dyert në prag të 7 Marsit.

“E rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues”, nënvizoi kreu i qeverisë

“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shtoi Rama.

Gjatë inspektimit të terreneve sportive kryeministri Rama është ndalur te fusha e basketbollit ku ka bërë dhe një kosh.

EMISIONET