Hamataj: Gjykata e Apelit ka shumë fluks, një punonjës sigurie nuk i mban dot në kontroll personat që hyjnë e dalin
Avokati, Ermal Hamataj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për shkak të mungesës së infrastrukturës si dhe fluksit të madh të përditshëm që ka tek gjykata e Apelit, është shumë e vështirë të menaxhohet fluksi nga një punonjës i sigurisë.
Hamataj: Aty ka edhe një problem tjetër, tek autori dhe inskenimi i madh i policisë për ta neutralizuar.
Pyteja ime është si ka mundësi që ai u lejua të dilte jashtë murit rrethues të gjykatës dhe po priste në trotuar?
Se mirë që hyri me pistoletë, problemi është si doli që ishte në trotuar.
Mos ta ulim të gjithë këtë situatën punonte skaneri apo jo se ka nëj fenomen që duhet ta dini.
Te gjykata e Apelit për shkak të mungesës së infrastrukturës, nëse njoftohesh se gjyqi është në orën 10:00, gjyqi fillon në orën 14:00.
Dhe janë 4 orë që jo vetëm një punonjës skaneri por sikurse edhe i gjithë komisariati i policisë ta çosh atje nuk e mban dot në kontroll personat që hyjnë edhe dalin vazhdimisht nga e njëjta derë.
Personat që punojnë atje që në fakt janë civilë ata që punojnë atje te skaneri jo se neglizhojnë, por për ata është kthyer në një makth i përditshëm njerëzish që futen dhe presin dhe bëhen turma me nga 50-60 veta brenda një ambienti 20 metër katrorë.

