Hallet e universiteteve, studentët dhe pedagogët listojnë problemet në ditën e parë të vitit akademik
Me 20 mijë të rinj që ulern për herë të parë në auditore dhe me po kaq të larguar në 10 vite nisi sot viti i ri akademik. Në fakt, ai nisi siç u mbyll i mëparshmi, me bojkot dhe proteta të studentëve shqiptarë.
Ishte kjo tema e diskutimit në studion e Ora News mes studentëve Arjon Kuçuku, Desada Xhetani dhe pedagogëve Lili Sula dhe Elsa Skënderi.
Sula: Nisja e këtij viti akademik, ishte jo i mbarë.
Skënderi: Studentët duhen dëgjuar, nuk ka universitet pa studentë.
"Protestuam por nuk u dëgjuam. U detyruam pastaj të bojkotonim mësimin", thanë studentët.

