"Veliaj nuk po ngopet"/ Guri: Po jepen leje ndërtimi pa fund, po zaptohen hapësirat publike

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ambientalisti Sazan Guri, ka komentuar ndërtimi që po bëhen në Tiranë, duke bërë që shumë rrugë të bllokohen dhe kalimi i automjeteve është bërë i vështirë.

Sipas tij, fajtor për këtë është Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe jo Kompania e cila merret me ndërtimin.

Ai thotë se me urdhrin e Veliajt të gjithë hapësirat e gjelbërta janë kthyer në hapësira urbane.

"Kompani të caktuara kanë zaptuar hapësirat publike. Në fakt për mua nuk është kompania, për mua është vetëm një person, që  quhet Kryetra Bashkie, Erion Veliaj. Ai kontrollon hapësirat publike, pra këta të pangopur që nuk marrin asnjë lloj qasje me publikun, publiku për ta është një krimb që shtypet. Frymëmarrjen për zaptimin e hapësirave publike, ja jep vetëm një person, i cili vendos mbi fatin e publiku që quhet Kryetar Bashkie Erion Veliaj.

Ky person komandon, vulos, vendos mbi atë që quhet e drejtë publike, e drejtë njerëzore. Hapësira urbane ndaj hapësirës publike është në raportin maksimumi  në hapësirën e ndërtimit është 40% , me 60% që është hapësirë publike, ku te hapësira publike futet hapësira e gjelbër, hapësira e trotuareve, hapësira e shërbimeve. Bota e ka 24% hapësirë  ndërtimi dhe pjesa tjetër hapësirë publike. Po të vësh re në Tiranë, nga 72 sheshe që ishin planifikuar për hapësirat e gjelbërta, ky i zuri që të gjithë.  Ky i ktheu të gjithë në hapësira urbane. Kryetari i Bashkisë është i pangopur. Këto i janë gabime që nuk shlyhen, krimi ka lënë gjurmë."

Ai shton se Tirana është një prej 5 qyteteve më të ndotura në Evropë, teksa shton se ndotja e ajrit është një nga arsyet që Shqipëria ka jetëgjatësinë më të ulët.  

"Tirana është renditur në një prej 5 qyteteve më të ndotura në Evropë. Kemi pallate pa fund apartamente pa fund, këto ndërtime me 40 kate janë pastrim parash dhe atyre nuk u intereson, për pluhurin. Punojnë pa kriter. Nuk është habi që Shqipëria ka jetëgjatësinë më të ulët, pikërisht vjen nga kjo ndotje. Jeta është shumë e rënduar."

Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET