Gurët rrezikojnë tragjedi! Banorët rrëzë malit të Shëngjinit me frikë: Të merren masa!

Banorët me shtëpitë rrëze malit të Shëngjinit thonë se po jetojnë me frikë për jetën për shkak të rrëshqitjes së gurëve, ashtu siç ndodhi pak ditë më parë kur një masiv përfundoi mbi një shtëpi. Ngjarja që fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme materiale, sipas banorëve herë tjetër mund të prodhojë tragjedi ndaj kërkojnë marrjen e masave sa më shpejt.

Rrëshqitja e një guri disa tonësh mbi një banesë në Shëngjin, ku rrezikoi të shkaktojë një tragjedi ka vënë në alarm banorët e zonës.

Janë të frikësuar se fenomeni mund të përsëritet e gurë të tjerë mund të rrezikojnë të tjera familje.

"Ka ndikuar shpyllëzimi, është bërë kastrofë."

"Pylli është djegë, shi ka ra, bien gurë se s'bën."

Ngjarja e tre ditëve më parë, fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, pasi katër anëtarët e familjes nuk ishin në shtëpi.Në rast të kundërt bilanci mund të ishte tragjik.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ditën e ngjarjes paralajmëroi studimin e zonës dhe mundësinë e evakuimit të të gjithë banorëve.

Këta të fundit që shtëpitë i kanë nën hijen e malit në Shëngjin, kërkojnë ndërhyrjen sa më parë të institucioneve.Vonesat thonë kërcënojnë jetë.

"Të parandalohen këto rreziqe të mëdha me pasoja katastrofike për popullsinë këtu."

Fenomeni i rrëshqitjes së gurëvë është shqetësim në disa zona të bashkisë së Lezhës, ku deri më tani kanë munguar ndërhyrjet dhe shumë familje mbeten të kërcënuara.

Gurët rrezikojnë tragjedi! Banorët rrëzë malit të

 

EMISIONET