Grushta e shkelma mes tifozëve e boksierëve jashtë ringut. Shikoni çfarë ndodhi në Pallatin e Sportit në Shkodër

Grushta e shkelma në kampionatin e boksit të zhvilluar në shkodër. Ndeshjeve zyrtare iu shtua dhe konflikti fizik me tifozët që kundërshtuan një prej ndeshjeve mes vllaznisë dhe kryeqytetit. trajneri i shkodranëve dënon skenën por shton se sportëdashësit u provokuan.

Kampionati i boksit në Shkodër është përmbyllur me ndeshje jo mes kundërshtarëve por me përleshjen me tifozët.

Përballja në ring mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë ka degjeneruar me konflikt fizik mes përfaqësuesve të kryeqytetit dhe sportëdashësit që ndiqnin përballjet.

Duke shfrytëzuar praninë e vetëm 2 punonjësve të forcave të sigurisë, dhjetëra tifozë zbritën nga shkallët duke sulmuar trajnerin dhe boksierët e Tiranës.

Shkak u bë kontestimi në një prej dueleve të zhvilluara.

Pamjet e turpshme janë dënuar nga pjesëmarrësit, ndërsa trajneri i Vllaznisë shton se tifozeria u provokua pasi ekipi i tij e kishte të fituar kampionatin.

Grushta e shkelma mes tifozëve e boksierëve jashtë ringut.

Situata përfundoi pa pasoja të rënda ndërkohë që klubi i Tiranës tërhoqi të gjithë sportistët nga garat e mbetura dhe nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare i bën thirrje Federatës Shqiptare të Boksit të marrë masat e duhura për incidentin e krijuar.

Megjithatë ceremonia e kampionatit u zhvillua normalisht duke i dhënë Vllaznisë dhe një titull në ringun e boksit.

EMISIONET