“Grupet kriminale shqiptare aktive në disa vende evropiane”, Dumani: Marrin drogën nga vendet Latine. Të përfshirë edhe në trafik njerëzor dhe krim kibernetik

“Grupet kriminale shqiptare aktive në disa vende evropiane”,

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve mbi punën e institucionit për vitin 2024.

Dumani theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta, pastrimi i parave dhe grupet kriminale të strukturuara mbeten një kërcënim i lartë.

Trafiku i drogës vazhdon të ruajë një nivel të lartë rreziku, edhe pse gjatë vitit 2024 është vënë re një rënie e lehtë, e cila lidhet me punën e institucioneve të drejtësisë.

Dumani theksoi se grupet kriminale shqiptare janë ende aktive në disa shtete evropiane, duke përfshirë Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Norvegji, Zvicër dhe Britani të Madhe.

Ato janë kryesisht të përfshira në trafikimin e kokainës dhe kanabisit, duke siguruar drogat në vende latine si Kolumbi, Bolivi, Meksikë, Ekuador dhe Paraguaj.

“Prokurorët kanë marrë pjesë në 6094 seanca gjyqësore. Në 2024 janë dyfishuar numri i rekursve të shqyrtuara. Në rënie janë vendimet e pafajësisë.

Në 2024 janë përfunduar raportet e pasurisë për 55 subjekte. Buxhetit ka ardhur duke u rritur duke përmbushur kapacitetet. Nga 51 për qind në 93 për qind duke treguar një administrim efikas të burimeve.

SPAK ka rreth 36 për qind punonjëse të gjinisë femërore ku mbahen nga gratë 28 poste drejtuese.

Ka pasur rreth 128 kërkesa zyrtare për informacion dhe mbi 430 mijë vizita në faqen zyrtare. Ka pasur takime informues me gazetarët, dalje televizive dhe në rrjetet sociale.

Në trajnime, janë ndjekur 38 trajnime brenda vendit dhe 20 jashtë Shqipërisë. Pastrimi i parave dhe grupet kriminale mbeten në shifra të larta.

Trafiku i narkotikëve ka ruajtur vlera të larta, megjithëse në 2024 ka një ulje të lehtë. Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel mesatar, por me potencial rritjeje.

Grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër.

Sigurojnë blerjen e kokainës në vende Latine. Gjatë 2024 janë identifikuat 16 grupe prej të cilëve 10 janë në Gjykatë.

Ata kanë komunikime të koduara dhe pastrim të parave përmes kriptovalutave," tha Altin Dumani. 

 

EMISIONET