Grabitjet në Francë më vlerë deri në 2.1 mln euro, SPAK nis hetim pasuror për disa të arrestuar, mes tyre dhe shoferi i Veliut
Përsonat e arrestuar një ditë më parë më urdher të SPAK jo vetëm që do japin llogari për akuzat e ngritura por edhe do të shpjegojnë mbi pasuritë e tyre. Këtë hetim pasuror spak e nisi menjëherë sapo nisën urdher arrestet
Përvec procedimit penal ndaj personave të arrestuar sit e dyshuar për kontrabandë të sendeve me vlerë, Spak ka nisur edhe një hetim pasuror, mes tyre edhe ish shoferi i kryepolicit Ardi Veliu, Sokol Idrizaj.
Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesor.
Burime pranë SPAK konfirmojnë se ka nisur identifikimi i burimit të të ardhurave dhe verifikimin nëse pasuritë rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal.
Janë 12 persona nën akuzë, ku një pjesë po hetohen në francë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata ishin të lidhura me grupe kriminale në francë të cilët vidhnin kryesisht bizhu dhe sende të tjera luksi.
Pasuria e grabitur grumbullohej në një hotel në Francë dhe aty blihej nga personat që tashmë janë nën akuzë prej SPAK.
Në dosje thuhet se ata kanë blerë marra deri në shumën 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare të identifikuara, pa përfshirë këtu pagesat në dorë.
Prej aty përmes linjave të transportit niseshin drejt shqipërisë për tu shitur në argjendari të ndryshme.
Në Shqipëri thuhet në dokumente sendet janë shitur me rreth 2.113.000 euro dhe 35.000 franga.
Përveç këtyre personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori.

