Grabitja e Rinasit, nis gjyqi ndaj Talo Çelës

Talo Çela, 51 vjeçari vijon të jetë një nga personat më të kërkuar për momentin pasi dyshohet si autori, i disa ngjarjeve kriminale kryesisht në rrethin e Elbasanit.

Kapja e tij nuk është bërë e mundur megjithësë policia ka organizuar dhjetra operacione për kapjen e tij.

Avokati i tij mbrojtës Luan Kaloçi ka pretenduar në Gjykatën e Posaçme, se ai vete nuk e ka takuar asnjëherë klientin e tij por ishte paisur me  prokurë nga i vëllai i tij Bujar Çela, para se ky i fundit të ekzekutohej

Në këtë proces 51 vjeçari Talo Çela akuzohet për grabitjen e fundit në Rinas në prill të vitit 2019, por sipas avokatit ai nuk ka qënë pjesmarrës ne ngjarje pasi në atë kohe ka qënë i dëmtuar për shkak të nje aksidenti 

Seanca e radhës  për grabitjen e 4.6 milion eurove la për në  7 qershor.

Avokati  kërkoi kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me të pandehurin tjetër  Alkond Bengasin dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Talo Çela akuzohet edhe për nje sërë krimesh te tjera të kryera përgjatë viteve, por deri tani dëshmia e tij e penalitetit figuron e pastër pasi nuk është dënuar asnjëhere nga gjykatat shqiptare

EMISIONET