Grabiti 15 dyqane në Durrës, 21 vjeçarin e zbulojnë nga kamerat

Një 21 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit i dyshuar për 15 vjedhje gjatë muajve të fundit.
Me finalizimin e operacionit "Seriali" u arrestua A. L.,21 vjeç, banues në Pjezë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit," njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

