“Goditje për shkak të detyrës”, Gjykata lë në burg Gerti Shehun që goditi me grusht Sali Berishën

“Goditje për shkak të detyrës”, Gjykata lë

Gjykata e Apelit Tiranë e ka vlerësuar të ligjshëm masën e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim Gerti Shehu, 32-vjeçarin që sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetor të opozitës në Tiranë.

Shehu akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237/2 i Kodit Penal.

“Fakt që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, rreth orës 12:25, në momentet kur disa parti opozitare, po organizoheshin për zhvillimin e një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kohës që nga selia e subjektit politik “Partia Demokratike”, ka dalë zoti Sali Berisha deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me simpatizantë dhe mbështetës së kësaj force politike dhe kane filluar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (ish hotel-Dajti), nje person i identifikuar me pas si G.Sh, eshte futur nepermjet grupit te kameramaneve dhe fotoreporteve qe po filmonin marshimin, dhe ka qelluar pa paralajmerim me grusht ne fytyre z. Berisha.

Me vendimin nr. 2508 Akti, datë 09.12.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-       Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.SH.

-       Caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Proçedures Penale personal ndaj personit nen hetim G.Sh.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim G.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”  ose shtrimin e perkohshem ne nje spital psikiatrik.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin datë 28.12.2022 vendosi:

- Miratimin e Vendimit Nr.2508 akti, date 09.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit Tiranë.

EMISIONET