Goditi 4 herë me th*kë bashkëmoshatarin e tij, del para Gjykatës adoleshenti në Fier

Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, adoleshenti me iniciale B. D , i cili mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të gjimnazit “Mustafa Hoxha”, goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës.

Adoleshenti ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes dhe mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Autori i dyshyar i ngjarjes do të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në dekkaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.



Ndërkohë 17- vjecari raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.

Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

EMISIONET