Goci: Është ndërtuar një 'Republikë Bananesh" që funksionon me sahat, qeveria komandon çdo gjë
Pedagogu dhe analisti Ervin Goci, teksa ka komentuar protestën që pritet të zhvillohet në orën 19:00, u shpreh se këta persona ngrenë zërin për të drejtën e tyre, ndërsa tubimet që thirren nga partitë i ka konsideruar si mitingje.
Goci në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava është shprehur Shqipëria është në rrezik sepse është në kërcënim të ekzistencën.
Goci: Për mua ato grupime që janë dhe vazhdojnë e ngrenë zërin, përplasen, gjejnë mënyrën për të kërkuar janë të vetmit që kanë një artikulim të sinqertë, dhe aty ka mundësi të krijosh rezistencë. Kjo është protestë, të tjerët bëjnë mitingje. Si nuk pashë njëherë një projekt që të shkojë mbrapsht.
Këta thonë që Shqipëria është në rrezik, nga kush është në rrezik Shqipëria? Shqipëria është në rrezik sepse është në kërcënim të ekzistencën. Janë shumë shtresa që po ikin.
Ai tha se në vendin tonë çdo vendim merret siç ia ka qejfi qeverisë.
Goci: Është ndërtuar një Republikë 'bananesh' që funksionon me sahat. Këto komandojnë çdo gjë dhe marrin vendimet siç ua do qejfi.
Banorët e kryeqytetit që kanë humbur shtëpitë apo rrezikojnë të humbin nga projektet zhvillimore të bashkisë Tiranë dhe qeverisë do të protestojnë nesër përballë bashkisë në orën 19:00.
Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale.
Përgatiti Anila Kolgjini.

