"Gjysma e shqiptarëve me simptoma të shëndetit mendor", Simo: Sot duhet të shpikim modele të mekanizmit mbrojtës
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor gjatë këtij viti.
Për të kuptuar më shumë mbi arsyet e këtij fenomeni të raportuar në Raportin e Tranzicionit të BERZH për vitin 2023, në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte e ftuar sociologia Marsi Simo.
“Të flasësh për shëndetin mendor janë shumë aspekte, ndërsa personalisht mbas atyre shifrave ngre disa pikëpyetje.
Pasi në aspektin e shëndetit mendor vetëm në kohët e fundit jemi ndërgjegjësuar, si janë për shembull pjesa e ankthit, stresit, depresionit dhe këto lidhen mjaftueshëm me situatën e shëndetit mendor.
Megjithatë është një formë perceptimi të të kuptuarit të këtij fenomeni, dhe si ka ndryshuar konstrukti i mënyrës së të jetuarit. Nuk e di se si janë trajtuar raporti i gjinisë në këtë fenomen.
Sa i përket faktorëve që ndikojnë në ccrregullimet e shëndetit mendor, është kryesorja aspekti i stilit të jetesës. Ne nuk kemi një formulë të situatave të ngjashme dhe mënyrës së të përballuarit. Sot duhet të rishikim modele të mekanizmit mbrojtës dhe të japim modelin më të mirë për të rinjtë e sotëm.
Sot nuk është se kemi një kulturë të mirë të trajtimit të shëndetit mendor”, theksoi ndër të tjera sociologia Marsi Simo.