Gjyqi për Selim Çekaj, avokati Haxhia braktis seancën, gjyqtari që gjykoi edhe të birin refuzon dorëheqjen

72-vjeçari, Selim Çekaj, nuk doli personalisht para Gjykatës së Posaçme të Apelit këtë të mërkurë, pasi prej javësh ndodhet në spital.

I përfaqësuar nga mbojtësi Maksim Haxhia, Selim Çekaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj.

Pavarësisht kërkesës, Lara nuk është tërhequr dhe ka vazhduar seancën. Në këto kushte avokati Haxhia ka lënë seancën.

Sipas avokatit, pavarësisht daljes në mënyrë proteste të tij nga seanca, gjyqtari sërish ka vijuar me gjyqin dhe ka caktuar seancën e radhës në datën 27 gusht, ora 09:00.

Maks Haxhia: Unë me kolegun pasi u njohëm nga shorti që këtë çështje do ta gjykonte Dhimitër Lara ne kërkuam që ai të jepte dorëheqjen nga gjykimi i çështjes sepse Lara në gjykimin e çështjes së Arbër Çekaj, i biri i Selim Çekaj, ka shkelur rëndë të gjitha kërkesat procedurale që kanë të bëjnë me një proces të rregullt gjyqësor në respektim të të drejtave dhe kërkesave që kishte i pandehuri, duke arritur deri në mohimin e të drejtës për të bërë mbrojtje në seancën përfundimtare. Çudirat në këtë gjykatë nuk kanë të sosur, edhe pse kërkuam përjashtimin e tij, gjyqtari thotë të vazhdopjmë gjykimin. Nuk mund të ishim një formalitet. Ne lamë sallën, tërhoqëm dhe materialet dhe ikëm. Gjyqtari kishte vazhduar seancën pa praninë dhe të avokatit kryesisht, vetëm me prokurorin duke e pyetur për disa probleme proceduriale. Ka lënë datën 27 gusht, ora 9, për të vazhduar gjykimin. Ai tregoi se është pozicionuar kundër familjes Çeka, si e demonstroi me të birin ashtu po bën dhe me të atin. Nuk kemi besim se gjyqtari mund ta gjykojë drejtë këtë çështje.

A ka pengesë ligjore që një gjyqtar që ka gjykuar të birin të gjykojë dhe babain?

Maks Haxhia: Ka nëse ajo shoqërohet me argumenta. Ne këtë e shoqëruam me argumenta. Shkeljet e këtij gjyqtari në seancën e të birit ishin të atij karakteri që vetë gjykata e Strasburgut ka mbajtur qëndrim që nuk i mohohet të pandehurit e drejta për të bërë mbrojtje në seancë me një kohë të pakufizuar, përkundrazi nuk i dha kohën fare.

Edhe prokurori kërkoi lirimin

Maks Haxhia: Argumentat tonë për lirimin e Çekaj ishin të njëjtat, edhe të prokurorit gjithashtu. Ne kërkojmë respektimin e  procedurës strikt. Ligji thotë se kur transferohet çështja nga një prokurori e një gjykate te një prokurori e një gjykate tjetër, gjykata brenda 10 ditëve duhet ta gjykojë masën e arrestit për ta vlerësuar. Nëse nuk shprehet bie masa. Deri në datën 8 gusht nuk ka pasur vendim për Selim Çekaj për masën e  re të arrestit. Nga data 28 qershor në 8 gusht ky person është pa masë dhe mbahet pa të drejtë në gjyq, është skandal që vetëm në Shqipëri ndodh. Në datë 27 do depozitojmë një kërkesë me shkrim dhe me 28 do të vij të zhvillohet seanca. Mjafton që një gjyqtar tjetër të shprehet për kërkesën tonë.

Gjyqi për Selim Çekaj, avokati Haxhia braktis seancën, gjyqtari

EMISIONET