Manjani: Gjykatat nuk kanë kohë e njerëz, ama merren me zgjedhjet në FSHF sepse ashtu do pushteti

Manjani: Gjykatat nuk kanë kohë e njerëz, ama merren me zgjedhjet

Përmes një statusi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se gjykatat nuk kanë gjyqtarë dhe për pasojë as mundësi të gjykojnë shpejt.

Ai thekson se gjykatat nuk kanë këllqe që të merren me çështje që lidhen me demokracinë në vend, por ama merren me zgjedhjet në FSHF.

Manjani shton se Pushteti do ta rrëmbejë me çdo kusht këtë institucion siç rrëmbyen pronat e njerëzve, duke pohuar se gjykata i jep një dorë të mirë pushtetit për këtë gjë.

Manjani: Gjykatat nuk kanë gjyqtarë dhe për pasojë as mundësi të gjykojnë shpejt. Nuk kanë as këllqe të pezullojnë policinë e bashkinë në rrëmbimin e pronave private të njerëzve. Pra nuk kanë këllqe të gjykojnë as drejt. Nuk kanë këllqe të regjistrojnë formalisht atë që ka ndodhur në PD. Pra as të kryejnë veprime formale regjistrimi që lidhen me demokracinë në vend. Nuk kanë as kohë e as këllqe.

Ama gjetën kohë, gjyqtar e këllqe të pezullojnë zgjedhjet në FSHF, sepse kështu do pushteti. FSHF është tema e ditës. Duhet rrëmbyer me çdo kusht, siç rrëmbyen pronat e njerëzve. Gjykata i jep një dorë të mirë pushtetit. Dukshëm çdo partia bën gjykata!!!! Drejtësi e pavarur, apo jo Yuri?! Po kur të ikësh ti si do ja bëjmë?! Hajt shnet, shnet! Të fala reformës!

EMISIONET