13 vjet burg Gjevi Ndokën, vëllai i ish-deputetit të PS tjetërsoi tokat tek “Rana e hedhun”
Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 13 vjet burg shtetasin Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që ka kryer tjetërsimin e pronave në zonën e ranës së hedhun në Lezhë.
Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 për dënimin me 13 vjet burgim.
Vepra penale është kryer sipas prokurorisë me tjetërsimin e sipërfaqeve të tokës që në total kapin vlerën e rreth 55 milionë eurove.
Nga përgjimet e kryera gjatë hetimit, ka dalë në pah roli i vëllait të ish-deputetit, Gjevi Ndoka, i cili duke biseduar me punonjës të Hipotekës shprehet për veprimet që do kryheshin me qëllim tjetërsimin e pronësisë së tokës.
Sipas prokurorisë, hetimet kanë gjetur një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje të zyrtarët, korrupsion etj me qëllim tjetërsimin e pronësisë së tokave në bregdetin e lezhës, pas vitit 2013.

