Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin e kreut të Kadastrës dhe përgjegjësit të Legalizimeve në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 10:19
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, si dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre”.
Ky vendim mësohet se është dhënë nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.