Gjuetarët provojnë “syrin e pushkës” 40 pjesëmarrës në kupën e qitjes me pjatel në Lezhë

Në kushtet e moratoriumit të gjuetisë, gjahtarëve që po respektojnë ligjin u ka mbetur të qëllojnë vetëm mbi pjatel. 40 gjuetarë nga i gjithë vendi u bënë bashkë në Lezhë në kupën e Qitjes me Pjatel.

40 gjuetarë nga i gjithë vendi vunë në garë “syrin e pushkës”.

Por në vend të shpendëve e kafshëve të egra, gjuetia e të cilave ndalohet me ligj, qëlluan mbi pjatel

Aktiviteti u organizua nga Federata Shqiptare e Qitjes Sportive në bashkëpunim me Shoqatën e Gjuetareve.

Leka: Kemi dalë 11 herë kampionë kombëtar ekipi i Lezhës. Ka qenë kënaqësi gjithmonë.

Jo vetëm aktivitet sportive, por edhe një nderim.

Kupa është pagëzuar me emrin “Ramadan Mema” , një gjuetar I njohur në Lezhë, që nuk jeton më!

Mema: Ndjehem shumë i privilegjuar dhe i vlerësuar. Familjes tonë i bëhet një nder.

Çesk Sukaj nga Vau i Dejës triumfoi.

Gjuetarët Bledar Çotaj nga Lezha dhe Armando Prenga nga Kurbini plotësuan treshen fituese.

EMISIONET