Gjokutaj: Historia e Taçit pjesë e luftës politike, shteti ka qenë bashkëpunëtor me krimet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se historia e Taçit pjesë e luftës politike, përmendet emri i tij sa herë që ka kriza politike.

Gjokutaj tha se pastrimi i parave është i vështirë për tu hetuar, sidomos në vendin tonë duke shtuar se shteti ka qenë bashkëpunëtor me krimet që kanë ndodhur.

Gjokutaj: Historia e Taçit pjesë e luftës politike, përmendet emri i tij sa herë që ka kriza politike. Ai është pjesë e të kaluarës nga pikëpamja kohore. E njëjta situatë ndodhi dhe me Saimir Tahirin ë prokuroria italiane e kishte thirrur. Koma në të cilën ndodhet akuza dhe prokuroria shqiptare aktivizohet nga prokuroritë e huaj.

Pastrimi i parave është i vështirë për tu hetuar, sidomos në vendin tonë që është shumë e vështirë. I vetmi vend në botë që për krimet që ndodhin në Shqipëri flasin shtetet e tjera, jo ne. Shteti ka qenë bashkëpunëtor me krimet që kanë ndodhur dhe kur i intereson marrin informacion nga prokuroritë e tjera. Opozita sot është dashnorja më e madhe e shtetit.

EMISIONET