Gjobë pronarit të objektit ku vdiq Arjan Sala, ekspertiza: Qendra tregtare nuk kishte kushte sigurie

Qendra Tregtare ku ra zjarri me pasojë humbjen e jetës së punonjësit të sigurisë Arjan Sala, është gjobitur me 2 milionë lekë. Shërbimet zjarrfikëse kanë dalë në përfundimin se objekti nuk kishte kushtet e duhura për tu mbrojtur nga zjarri ku për këtë shkak është gjobitur pronari i këtij subjekti tregtar.

Pronari i një Qendre Tregtare ne Tiranë është gjobitur me 2 mln lekë të vjetra pasi sujekti në pronësi të tij tij u përfshi nga flakët 1 muaj më parë ku humbi jetën shefi i sigurisë së objektit Arjan Sala, i shpallur Dëshmor i Atdheut.

Gjoba është vendosur më arsyetimin se subjekti nuk kishte kushtet e duhura për sa i përket mbrojtjes nga zjarri.

Pas ekspertizës së nxjerrë nga specialistët çështja tashmë ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës, ku do të kryhen hetime të mëtejshme nësë ka pasur shkelje te tjera nga pronari Qendrës Tregare.

Ndërkohë organi i akuzës ka caktuar një ekspert të pavaurur për të parë nëse kabujt elektrike të gjithë godinës janë në gjendje të amortizuar dhe nëse ka nevojë për ndërhyrje në godinë.

Me 24 mars rreth orës rreth orës 16:40 në vendmagazinimin, i cili ndodhet një kat nëntokë filluan shkëndijat e para ku për pasojë humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pasi tentoi të nxirrte kolegët e tij.

Pas më shumë se 3 ditësh lufte me zjarrin nga shërbimet zjarrfikëse u bë i mundur gjetja e trupit të tij.

Për gjestin që ka treguar, të gjithë shqiptarët u ndërgjegjësuan teksa presidenti  Ilir Meta e dekoroi atë më titullin "Shqiponja e Artë" si dhe nga ana e shtetit shqiptar familjes së tij ju lidh një pension mujor.

EMISIONET