GJKKO shtyu vendimin për Berishën, flet avokati Gjokutaj: Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pasi GJKKO shtyu vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit për në datën 30 dhjetor.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën.

Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës.

Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

 

EMISIONET