GJKKO shtyu vendimin, flet avokati i Belerit: Proces i paligjshëm dhe i montuar

Pas tre orësh seancë, ku GJKKO shtyu sërish vendimin për Fredi Belerin, ka foluar për mediat avokati i Belerit. Ai u shpreh se procesi është i paligjshëm dhe i montuar.
Avokati i Belerit: Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë.
Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme.
Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat.
Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë.
Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulatet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë.
S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës.
10 muaj burg është boll.

