GJKKO rrëzon sërish Malltezin, nuk i kthen kompjuterin dhe celularët e sekuestruar
Gjykata e posaçma ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për ti kthyer celularët dhe kompjuterët e sekuestruar. Me argumentin se janë pjesë e hetimit për korrupsion dhe pastrim parash, gjyqtarja është shprehur në favor të prokuroris.
GJKKO ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Jamarbër Malltezit , dhëndërrit të ish kryeministrit Berisha, i cili është në arrest me burg pasi hetohet për dosjen Partizani.
Nga qelia, përmes avokatëve kërkoi kthimin e kompjuterit dhe të celularëve të sekuestruar me kërkesë të SPAK në 21 tetor kur edhe u arrestua.
Argument i veprimeve të padrejta u kundërshtuan nga prokurorët e çështjes, të cilët theksuan se janë pjesë e procesit hetimor, argument që mori dhe vulën e gjyqtares së çëhstjes Irena Gjoka.
Malltezi hetohet për korrupsion dhe pastrim të parave, e po ashtu edhe ish kryeministri.
Sipas prokurorisë dyshimet janë për favorizim në miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera për të çuar drejt privatizimit të kompleksit Partizani, i cili ka qenë terren sportive.
Së bashku me ta nën hetim është edhe Fatmir Bektashi, pronar i kompanisë Kontakt, pasi dyshohet se përmes këtij subjekti ka përfituar në mënyrë të padrejtë edhe Malltezi.
Të akuzuarit kanë kundërshtuar akuzat e ngritura duke theksuar se Malltezi ka përfituar pjesën takuese si ish pronar i truallit dhe se ka kryer veprimtari ligjore në kompaninë që ndërtoi mbi sipërfaqe.


