Breçani mbetet në burg, GJKKO rrëzon pretendimet e ish zyrtarit: Nuk ka rrezik shëndetësor

Erzen Breçani ka humbur betejën për gjykatën e posaçme për lirimin e tij nga qelia.

Me argumentin se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia kërkoi që hetimi të vijonte në një masë më të lehtë sigurie si arrest në shtëpi apo në gjendje të lirë.

Për të mësuar mbi shëndetin e tij gjykata urdhëroi kryerjen e dy ekspertizave, por në raporte nuk u konfirmua të kishte rrezik. Pas këtyre argumenteve trupa vendosi që ish zyrtari I lartë të qëndronte në qeli.

Brecani ra në pranga në muajin nëntor  vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.

Në mbështetje të kërkesës SPAK dorëzoi biseda të bërcanit me djalin e tij ku flitej për trafik të kokainës dhe ku ai kërkonte mbështetje me financime për ndërtimin e HEC-it në Tropojë.

Në kërkim u shpall edhe djali i tij Eralbi Breçani dhe miku i familjes Ervin Mata. Pjese e urdhër arresteve ishte edhe Dedan Gjoni ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.

Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.

Breçani mbetet në burg, GJKKO rrëzon pretendimet e ish

EMISIONET