GJKKO kthen pas çështjen e Vangjush Dakos, i kërkon SPAK të plotësojë hetimet, seanca tjetër më 27 shkurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2024, 10:30

Shtyhet për datën 27 shkurt seanca për Vangjush Dakon dhe grupin.
Deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal, atë të promenadës bregdetare.
Gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstatoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.
Seanca do të mbahet në orën 12:00.
