Gjirokastër, i moshuari djeg me benzinë gruan

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar i ka vënë flakën gruas së tij me benzinë. E moshuara është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori, i cili gjithashtu është dërguar në spital, është arrestuar. Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili thotë se dhuna ndaj grave kërkon një përgjigje të shpejtë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Këllëz të Gjirokastrës.

Mësohet se Panajot Janaqi, 72 vjeç ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij mëngjesin e së entjes.

Policia është njoftuar nga komshinjtë e Panajot Janaqit, të cilët dëgjuan ulerimën e gruas e cila u përfshi nga flakët.

Sapo kanë shkuar në vendngjarje, policët kanë parë të moshuarin i cili ishte penduar dhe po i binte kokës me grushte, ndërkohë që i kishte shuar flakët e zjarrit që i kishte vënë gruas.

Menjëherë të dy të moshuarit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës me plage serioze në trup si pasojë e flakëve.

Plagë ka marrë edhe 72-vjeçari, i cili ashtu si gruaja e tij, është shtruar në Reanimacion.

Deri më tani 72-vjeçari Janaqi nuk ka dhënë deklaratë për policinë pasi gjendja e tij shëndetësore dhe psikologjike është e rënduar.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shprehet se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë

Basha: Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.

Basha shprehet më tej se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.

EMISIONET