Gjeta: Debati në PD duhej pas 25 prillit, duhet të tregonte mënyrat se si PS i fitoi zgjedhjet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pedagogu Altin Gjeta u shpreh se  koha e duhur për të hapur një debat të madh në PD, duhet ishte pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai shtoi se duhej një proces i brendshëm për analizim të zgjedhjeve, që mendoj se PS i ka fituar me mjete parapolitike.

Gjeta: Koha e duhur për të hapur një debat të madh në parti, duhet ishte pas zgjedhjeve të 25 prillit. Nuk mund të shkohej në zgjedhje për kryetar në një kohë aq të shkurtër, sa shkoi PD pas zgjedhjeve në 25 prillit.

Duhej një proces i brendshëm për analizim të zgjedhjeve, që mendoj se PS i ka fituar me mjete parapolitike. Ideja është që ky debat duhet të udhëhiqej nga PD për të kuptuar se sa rol kishin këto gjëra. Ne kemi një lëvizje të Berishës që është legjitime në fakt, por imagjinoni sikur kjo lëvizje të ishte marrë në prill.  

EMISIONET