Gjermania udhëheq integrimin, Rama: Shqipëria i meritoi negociatat para tri vitesh, s`jemi ne problemi

Gjermania do vazhdojë të udhëheqë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor edhe me Kancelarin e ri Olaf Shotlz. Këtë garanci mori Kryeministri Rama gjatë vizitës në Berlin.Duke shmangur çdo pyetje për aktualitetin politik në Tiranë, Kryeministri u ndal edhe njëherë te domosdoshmëria e Ballkanit të Hapur, në kushtet e luftës në Ukrainë ndërsa shtoi se Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave tri vite më parë.

Në të parën vizitë në Berlin që pas ndryshimit të Kancelarit, Kryeministri Edi Rama shfaqet optimist për qasjen e Gjermanisë në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

I bindur se Shqipëria e ka merituar hapjen e bisedimeve para tri vitesh, kreu i Qeverisë e lidh ngecjen e procesit me faktorë të tjerë të jashtëm.

"Po të ishte puna për negociatat , në raport me mua dhe në raport me Shqipërinë, negociatat duhet të ishin hapur nga tre vjet, a katër sa u bënë. Ne i kemi merituar më kohë. Fakti që nuk janë hapur  nuk lidhet me mua apo me ne, por lidhet me ata".

Ballkani i Hapur ka mbështetjen edhe të Kancelarit të ri tha Rama, edhe pse Sholtz nuk e dha një mendim konkret për të.

"Çfarë u parapa në procesin e Berlinit, çfarë u vendos dhe u rivendos në tryezë  të procesit të Berlinit, nuk u implementuan kurrë , jo nga Gjermania apo të tjerët, por nga vet vendet e Ballkanit Perëndimorë".

Duke hequr paralele me atë se çfarë po ndodh në Ukrainë, Kryeministri tha se më shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë i bashkuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë.

"Duhet të jemi shumë të vendosur, për ta çuar përpara procesin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon sepse është me rëndësi të madhe edhe më shumë sesa dje, për shkak, pikërisht të këtij konflikt që ka nisur në Ukrainë".

Pas pyetjeve të gazetarëve për çështjet e aktualitetit politik në Tiranë, Kryeministri mbajti këtë qëndrim.

"Kalojmë ke pyetja tjetër. Përsa i përket pyetjes tjetër kalojmë ke pyetja tjetër"

EMISIONET