Gjendet një armë zjarri pranë Ministrisë së Drejtësisë, vihet në alarm policia e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 20:13
Një telefonatë në sallën operative ka ngritur në këmbë seksionin kundër krimit në DVP Tiranë këtë mbrëmje pasi dyshohet për një armë zjarri të hedhur në trotuar.
Blutë kanë mbërritur pranë godinës së Ministrisë së Drejtësisë ku kanë rrethuar zonën duke vendosur edhe perimetër sigurie.
Ende nuk ka informacione zyrtare për sendin e gjetur, ndërsa burime bëjnë me dije se ka dyshime se bëhet fjalë për një armë zjarri tip pistoletë.
Pritet që për ngjarjen në fjalë të ketë një komunikatë zyrtare nga policisë e Tiranës.


