Gjendet një person i vdekur në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, dushohet se është përplasur nga makina
Nga Julian Kasapi Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 08:01
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, 6 nëntor në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem.
Policia bën me dije se trupi është gjetur në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut.
Dyshohet se një automjet ka aksidentuar për vdekje shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

