Gjendet i pa jetë në banesë 30-vjeçari, dyshohet se u ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2024, 16:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjormë, Kurbin ditën e sotme.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi A. H., 30 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri automatik.
Njoftimi:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


