FOTO+VIDEO/ I hidhen prangat në fushë, "mjeku" i Vllaznisë me fishekzjarrë në çantë shpine

Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërmjet Vllaznisë dhe Egnatias në kuadër të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Njoftimi:
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.
Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.

