Gent Strazimiri: As në kryeministri nuk futesh dot me këto procedura. Më datën 8 do të marrin xhevapin

Nga selia e PD, Gent Strazimiri tha se Basha nuk ka punë tjetër veçse të pijë kafe. 

Strazimiri u shpreh se Basha nuk ka ndërmend të bëjë betejë kundër regjimit të Edi Ramës, pasi sipas tij, ai e ka grurë më regjimin.

Por Strazimiri, tha se në datën 8 do të marrin përgjigje, pasi selia është shtëpia e demokratëve.

Strazimiri: Më 26 prill të 2021 premtoi betejë pa kompromis. Ky oborr këtu është oborri i shkretëtisë së madhe, kjo godinë është godina e zbrazëtisë së madhe. Sot në qoftë se do të ishim në betejë, në qoftë se ky do kishte ndërmend të bënte betejë nuk do ishte në kafe. Nuk i thërret gazetarët në zyrë që mos shohin sekretet që ka brenda për brenda godinës. Sot ky oborr duhet të gumëzhinte nga demokratët në betejë kundër regjimit, sot asnjë demokrat nuk do duhej të kishte dilemën i hapet apo jo dera e shtëpisë së tij. Kjo është strategjia që ka dhe mënyra se si ka ndërmend ta drejtojë opozitën.

Kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën e tij nga demokratët, jo nga regjimi. Ky me regjimin e ka grurë. Çështja e autorizimeve është revolucioni më burokratik që po organizojnë. Janë 44 mijë veta që do kërkojnë të hyjnë në seli në datën 8, këta po bëjnë 44 mijë autorizime gati. Në kryeministri nuk futesh dot me këto proceduara. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët këtë godinë, nuk kanë ndërmend të bëjnë betejë. Në datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve, ky oborr dhe kjo godinë nuk mund të qëndrojë të zbrazëta. 

EMISIONET