Gënjeshtrat e Veliajt, tha se do të lejoheshin vetëm natën, betonieret lëvizin edhe në mes të ditës
Jo më larg se janari i këtij viti, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës.
Veliaj: Duke ardhur këtu po dëgjoja të gjitha kundërshtimet e kompanive të betoniereve. Por, sot siç e patë, vihet më kollaj në Tiranë, sepse betonieret dhe kamionët punojnë natën. Për sa kohë që në Tiranë, çdo ditë, në 8 të mëngjesit, dalin 200 mijë makina për të shkuar në punë dhe në shkollë, atëherë minimumi që mund të bëjmë është që betoni dhe hekuri të hidhet natën dhe ditën të shkojmë në shkollë dhe në punë. Jam i vendosur t’i rri këtij vendimi.
Po ashtu sikurse për shumicën e atyre që thotë dhe zotohet, edhe kjo deklaratë e Veliajt rezultoi të jetë një gënjeshtër e madhe.
Një vendim e tillë nuk po zbatohet nga betonieret e në kryeqytet, të cilat mund t’i hasësh në shumë zona, për shkak të kantiereve të betonit që janë përhapur në gjithë Tiranës.
Kështu, kjo është pamja e një betoniere të filmuar pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” që dërgon beton te një kompleks aty pranë që është në ndërtim.
Një panoramë e tillë nuk është aspak e habitshme në mjaft zona të Tiranës, ku betonieret duhet se nuk duan të humbasin kohë dhe dalin të pashqetësuara edhe në mes të ditës.
Tani jemi në pritje të gënjeshtrës së radhës së Veliajt për të justifikuar diçka të tillë.


