Gazifikimi i Shqipërisë/ Ekspertët turq, azerë e shqiptarë po eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të frytshëm takimin me presidentin e azerbajxhanit Aliyev. Madje në intervistën e dhënë kreu i qeverisë shqiptare solli në vëmendje dhe qëndrimin e shqipërisë në drejtimin e OSBE

“Ka qenë një mbështetëse e palëkundur e kauzës së Azerbajxhanit për rikthimin e një pjese të territorit nën sovranitetin e vet dhe me këtë vizitë, ne faktikisht kemi hedhur një hap të rëndësishëm, jo se kështu duhet thënë kur bëhet një vizitë, por sepse faktikisht kemi vendosur të nisim një proces për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale përmes energjisë dhe turizmit”

Për mediat Rama bëri të ditur nisjen e shpejtë të një projekti të rëndësishëm në bashkëpunim me Azerbajxhanin

"Nga njëra anë, do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit." 

"Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë"

Shqipëria është një vendburim i naftës por nuk ka mundësi përpunimi, ndaj një nga temat ishte dhe ndërtimi i një rafinerie.

"Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re" tha Rama.

Gjatë vizitës në Azerbajxhan Rama zhvilloi takime dhe me kryetaren e Parlamentit dhe Kryeministrin e vendit

EMISIONET