Gazetari Karaj: Pensionistët paguajnë taksa padrejtësisht për shërbime që nuk i marrin

Gazetari i Ora News dhe moderatori i emisionit "Ora Juaj", Klodi Karaj, thotë se pensionistët duhet të jenë në vëmendje nga qeveria dhe duhet tu hiqen shumë taksa që kjo kategori i paguajnë padrejtësisht.

Musai: Si mund t'ju vijmë në ndihmë të moshuarve, çfarë kërkojnë ato?

Karaj: Të hiqen shumë taksa që pensionistët i paguajnë padrejtësisht siç mund të jetë psh në ndonjë bashki taksa e arsimit që nuk ka lidhje fare, në disa bashki kjo gjë është reflektuar por jo aq sa duhet. Të hiqen taksat e ndiçimit ku ska ndriçim përveç hënës dhe ajo kur është e plotë. Ka një fakt shumë të rëndësishëm që nëse për kategoritë e grupeve të tjera të cilët kanë një rrogë të mirë po themi që e përballojnë jetesën e tyre i përballojnë shpenzimet ditore, mujore dhe në fund të muajit u mbetet diçka. Pensionistët do të thoja që janë ndër të paktët kategori që paratë që marrin i hedhin sërish në ekonomi në buxhetin e shtetit në mënyra të ndryshme qoftë duke blerë ushqime qoftë duke blerë ilaçe. Është luks për pensionistët nëqoftë se në fund të muajit u mbetet 50 mijë lekë pa harxhuar.

EMISIONET