Gazetarët futen në Kuvend pas më shumë se një viti, do ndjekin nga llozha seancat

Gazetarët futen në Kuvend pas më shumë se një viti, do

Pas më shumë se një viti, Kuvendi ka rihapur dyert për gazetarët. Vendimi u mor sot në Konferencën e Kryetarëve sipas të cilit nga dita e nesërme, gazetarët do të lejohen të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë zhvillimit të seancave plenre.

Ata do të qëndrojnë në lozhë.  Më herët u vendos që gazetarët të lejohen të marrin pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit me kushtin që të jenë të vaksinuar ose të kenë një test të vlefshëm PCR.

Që prej fillimit të pandemisë, gazetarët nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e Parlamentit, ndërsa seancat plenare i ndiqnin nga transmetimet e kontrolluara nga vetë Kuvendi.

 

 

EMISIONET