Gara për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, Brunilda Laboviti fiton garën ndaj Elona Mustafarajt

Gara për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, Brunilda

Brunilda Laboviti ka fituar garën për President të Urdhrit të Psikologut, përballë Elona Mustafarajt. Sipas procesverbalit zyrtar, nga 451 vota të dhëna gjithsej, 378 ishin të vlefshme dhe 73 të pavlefshme.

Brunilda Laboviti mori 238 vota, duke u renditur e para, ndërsa Elona Mustafaraj mori 140 vota, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Komisioni i Numërimit të Votave, ishte i përbërë nga Ervin Mehmetaj, Arlinda Kërci dhe Ens Tusha.

Kush është Brunilda Laboviti?

Brunilda Laboviti, Psikologe me më shumë se 15 vite përvojë në fushën e shëndetit mendor. Pedagoge në universitet, formuese e brezave të rinj të profesionistëve. Eksperte në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë pasur në fokus mirëqenien e të rinjve dhe fuqizimin e rolit të psikologut në shoqëri.

Ajo kandidonte për Presidente të Urdhrit të Psikologut me një vizion të qartë: një urdhër më transparent, më përfaqësues dhe më afër profesionistëve.

Gara për postin e Presidentit të Urdhrit të Psikologut, Brunilda

EMISIONET