Gara në Kolonjë, mbi 150 makina dhe motorë, tursitët: Fiks si Zvicra

Kolonja ishte ndalesa e tretë e Rally Albania që veç sportit provomon turizmin. Pilotët e huaj, pjesë e këtij edicioni të 17-të thonë se kanë mbetur të surprizuar dhe do ta rekomandojnë Shqipërinë si destinacion turistik.

Bashkia juglindore ishte ndalesa e tretë e garës Rally Albania.

Më tepër se 150 makina dhe motorë garues kanë dhënë një atmosferë krejt ndryshe.

Pjesëmarrësit ishin shumica të huaj, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për vendin tonë.

"Une jam nga Austria dhe kjo nuk është hera ime e parë në Shqipëri. Gara ime e parë këtu ka qenë në 2018, me pëlqen vendi, me pëlqejnë njerëzit dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Pamja këtu është fantastike, njerëzit dhe gjithçka, është një pako fantastike."

Disa thonë se duan të kthehen përsëri në Shqipëri.

"Është hera ime e tretë në këtë garë në Shqipëri. E pëlqej këtë vend, i pëlqej njerëzit, malet dhe është shumë mirë e të jesh këtu, unë mendoj që do kthehem përsëri. Ua sugjeroj dhe të tjerëve."

Turi do të përfundojë në Tiranë, ndërsa terreni shqiptar ka qenë sfidues për garuesit.

"Rruga ishte e vështirë sepse ra shi dhe u bë shumë baltë. Sot ishte etapa e 3 dhe gara do të përfundojë në Tiranë. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe në nuk e njohim territorin ndaj është e vështirë për ne. Shqipëria është shumë e bukur por gara këtu në Shqipëri është pak e vështirë për ne, nuk e di se si do të përfundojë. Deti ishte shumë i bukur dhe malet po ashtu. Fiks si Zvicra"

Pjesë e aktivitetit kanë qenë dhe këngët dhe vallet tradicionale të zones çka ka tërhequr edhe shumë qytetarë!

 

EMISIONET