“Gabimi më i madh i jetës”, kapet me 85 mijë paund, dënohet 38-vjeçari shqiptar në Angli

“Gabimi më i madh i jetës”, kapet me 85 mijë paund,

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotmen Britani pasi është kapur 25 kilogramë kanabis që në treg kapte vlerën e 85 mijë paundëve.

Mediat britanike, bëjnë me dije se shqiptari A.B është dënuar me 18 muaj burg, ndërkohë para drejtësisë britanike është shprehur  se ka bërë gabimin më të madh të jetës që pranoi të ishte një korrier droge.

38-vjeçari, baba i dy fëmijëve tha se për punën që bënte si korrier ai paguhej 1250 paund.

Ndërkohë avokati mbrojtës, tha se Boriçi u largua nga vendi në vitin 1999 dhe u bë nënshtetas britanik.

“Ai është një i vetëpunësuar si pastrues xhamash dhe gjatë pandemisë, biznesi i tij pati vështirësi”, tha avokati.

 

EMISIONET