Furrtar dhe tregtar droge, pranga shqiptarit në Itali

Furrtar dhe tregtar droge, pranga shqiptarit në Itali

Drogën e kishte fshehur në një magazinë të furrës së tij në Genova perëndimore. Një 35-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë së Xhenovas.

Gjatë kontrollit në furrën e bukës atij ju gjet një sasi hashashi, të cilën e kishte fshehur në magazinë.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës ju gjetën dhe sekuestruan 9 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.

I riu shqiptar u arrestua dhe është në pritje të seancës së menjëhershme të verifikimit.

itali arrestohet shqiptari

EMISIONET