Aksident në Tiranë, makina përplas 4 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2021, 12:16

Një aksident është shënuar rreth orës 12:00 në rrugën "Don Bosko" në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
