FOTO+EMRI/ Furgoni i FNSH përplaset dhe përfundon drejt kanalit, dy efektivë transportohen drejt URGJENCËS!

Në mesditën e sotme është regjistruar një aksident i pazakontë ku një furgon i FNSH është përplasur nga një automjet tjetër dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.

Ky aksident ka ndodhur në kthesën e Çakranit dhe mësohet se drejtuesi i mjetit që ka përplasur furgonin e efektivëve është shtetasi Ardonelo Yzeiraj, 20 vjeç banues në Varibop.

Sipas burimeve për OraNews, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar dhe më pas ka goditur mjetin e FNSH.

Nga goditja janë dëmtuar dy efektivë të FNSH, të cilët u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën tre ambulanca, ndërsa zona është izoluar nga policia për të vijuar punën hetimore.

EMISIONET