"Fundërrina... Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je.. Tremb laraskën por jo mua!" Basha përplaset me Shalsin në Kuvend

Deputeti Eduard Shalsi përplaset kryetarin e PD-së Lulzim Basha në seancë parlamentare.  Në konferencën e kryetarëve është marrë vendimi për të reduktuar kohën e diskutimit për të folur për komisioney hetimore.

Shalsi doli në foltore duke thënë se PD është katandisur në këtë situatë ku nuk ju besojnë .

Eduard Shalsi: Sot po debatoni për të drejtën e fjalës? Nuk ju pa penguar. Përkundrazi keni zakon të tmerrshëm padurimin për të reaguar. Nëse nuk dëgjoni nuk mësoni prandaj jeni katandisur kështu.

Nga karrigia Basha ndërhyri. Për shkak se nuk ka mikrofon është I vështirë zbardhja por nga ato që dëgjohen Basha I drejtohet me termat Plehrë! Tju vijë trup”

Shalsi: E kuptoni ku jeni katandisur. Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je.  Trashja jote dhe zëri i fortë mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje por mua jo .. vetëm më bën për të qeshur me natyrën e të bërit të fortit.

Basha: “Maskara! Mos më trego mua!  

Shalsi:Mos na shpërqëndro. Ta kuptoj hallin por nuk ta qaj dot. Ke 16 vjet në politikë e nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë me këtë stil të foluri.”

Basha: S’kemi ardhur të dëgjojmë dënglat e tyre. Fundërrina

EMISIONET