Frikë për pensionet/ Shqiptarët i drejtohen fondeve private për pagën e pleqërisë

Fondet private të pensioneve janë trendi më i fundit në Shqipëri. Për shkak dhe të ardhurave të ulëta në pleqëri kjo skemë po kthehet në më të preferuarat, duke njohur një rritje me 25 përqind. Nga ana tjetër lufta në Ukrainë ka sjellë dhe një tkurrje të investimeve në skemat e investimeve.

Paga e ulet e pensioneve ne vendin tonë ka bërë që shumë shtetas shqiptarë ti drejtohen Fondeve të Pensioneve Private, duke paguar kontribute shtesë nga ato që mbajnë sigurimet.  

Në raportimin e Komisionit të Ekonomisë, kreu i AMF-së, Ervin Mete, ka deklaruar një rritje të ndjeshme të këtij fondi.

"Tregu i fondeve të pensioneve private dhe pse me peshë modeste ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2021 shënoi një rritje prej 27.2% krahasuar me 2020."

Duke parë shifrat e sigurimeve, Mete deklaron se ekonomia shqiptare shënoi një rritje ekonomike, por se pas nisjes së luftës në Ukrainë ka një tkurrje të fondit të investimeve.

"Konstatohet një rënie e lehtë në nivelin -1.1% në asetet e fondeve të investimeve, kryesisht si pasojë e luhatshmërisë në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë."

Vendi ynë i është nënshtruar procesit të dixhitalizimit, ndaj dhe Mete deklaron se shumë veprime do të realizohen përmes e-Albania.

"Një nga zhvillimet për tu evidentuar është integrimi i plotë i shërbimeve që lidhen me sigurimin e detyrueshëm me portalin e-Albania. Në këtë mënyrë 680 mijë qytetarë që pajisen çdo vit me një policë sigurimi të detyrueshëm mund të aksesojnë informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me vlefshmërinë.

Policat e sigurimit të detyrueshëm motorik të lëshuara nga shoqëritë e sigurimit raportohen në kohë reale në regjistrin online të AMF, i cili në ndërveprim po në kohë reale me e-Albania u mundëson qytetarëve që të verifikojnë policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm."

Gjithashtu Mete tha se i është dhënë rrugë zgjidhje Fondit të Dëmshpërblimeve dhe Fondit të Kompensimeve.

EMISIONET