Fredi Beleri në burg, Vangjel Dule nga Himara: Njollë e zezë për demokracinë, ligji është Maliqi i Ramës

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Himara e ka cilësuar si njollë të zezë për dmeokracinë faktin që Fredi Beleri po mbahet në burg.

‘Pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. Nuk pranuan dërgatën e Ramës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së faktit për Vlorën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin. Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për të gjitha zhvillimet tek ne. Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e faktit. Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtetë ka ligj, po unë kam ligjin time, është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliq. Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dha jashtë vendit.  Demokracia shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve.  Është frymëzim për të gjithë qytetarët e Himarës. Ne do ti shkojmë deri në fund Beleri ka fituar dhe në fund do të triumfoje. Jemi krenar që kontribuojmë për demokracinë.'- tha Vangjel Dule.

Ndërsa ambasadorja greke Konstantina Kamitsi lidhur me vendimin për të mos lejuar Fredi Belerin të dalë nga qelia deklaroi se ky vendim është shkelje e shtetit të së drejtës.

“Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit  bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë” tha ajo në një prononcim për median.

Më tej ambasadorja paralajmëroi se nëse Beleri do të humbiste të drejtën e kryerjes së detyrës do të ishte regres i madh për një vend që do të integrohet në BE.   

"Do të ishte regres i madh në fushën e shtetit të së drejtës të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrës së tij një kryetar bashkie zgjedhur në mënyrë demokratike ndaj të cilit nuk rëndojnë akuza dhe nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh që duhet ti zbatojë cdo vend që do të jetë anëtar i tij," tha ajo.

EMISIONET