FOTO+VIDEO/ Shiste armë zjarri në Tufinë, kapet në flagrancë 48-vjeçari (EMRI)
Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).
Arrestohet 48-vjeçari që i posedonte armët, me qëllim shitjen.
Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet
Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi Ligor Mehmet 48 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

