FOTO+VIDEO/ Një shqiptar në anijen me 5.3 ton kokainë, Koloneli i GDF-së flet për “Ora News”: Ishte pjesë e ekuipazhit, s’ka precedentë

FOTO+VIDEO/ Një shqiptar në anijen me 5.3 ton kokainë, Koloneli i

Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.

Gjatë operacionit në fjalë janë sekuestruar rreth 5.3 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 miliardë eurove.

Të arrestuar kanë mbetur; Vincenzo Catalano 35 vjeç nga Bagnara Calabra, Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç banues në Tricase; Sami Mejri, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis Malik Bargas francez, 19 vjeç dhe 35 vjeçari shqiptar Elvis Lleshaj.

FOTO+VIDEO/ Një shqiptar në anijen me 5.3 ton kokainë, Koloneli i

Për këtë të fundit, Koloneli i Guardia di Finanza, Gianluca Angelini i repartit të Palermos, thotë për gazetaren e RTV “Ora News”, Alba Kepi se Lleshaj nuk nënshtetas italian por as një njeri i njohur në botën e krimit.

Por thjesht ai është arrestuar si pjesë e ekuipazhit të anijes ku po transportohej lënda narkotike.

FOTO+VIDEO/ Një shqiptar në anijen me 5.3 ton kokainë, Koloneli i

“I arrestuari shqiptar quhet Elvis LLeshaj, i lindur në 1988 dhe nuk rezulton të jetë banues në Itali.

Ai nuk ka precedentë penalë.

Ai ishte një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit Ferdinando D'aragona në bordin e së cilës u gjetën mbi 5.3 ton kokainë.

Kokaina ishte transportuar nga anija tregtare Plutus, me flamurin e Palau-s, e cila u nis nga Amerika e Jugut (ndoshta Venezuela)”, shprehet në reagimin e tij Koloneli i Guardia di Finanza, Gianluca Angelini i repartit të Palermos, thotë për gazetaren e RTV “Ora News”, Alba Kepi.

kokainë alba kepi gurdia di finanzia elvis lleshaj

EMISIONET